E tmerrshme/ Shkoi të shpëtonte personat e bllokuar në mal, helikopteri rrëzohet dhe shpërthen në flakë (VIDEO)

Një helikopter ka rënë teksa kishte shkuar për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në një vendpushim skish në Gjeorgji.

Video e filmuar nga të pranishmit tregon helikopterin që rrotullohet përpara se të përplaset në anën e malit duke shpërthyer në flakë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ekipi i urgjencës po përpiqej të ndihmonte dy personat që mbetën të bllokuar në faqen e shkëmbit kur ai u rrëzua në Gudauri.

Mjekët dhe punonjësit e shpëtimit ishin në bord.

Mediat lokale raportuan se punëtorët e shpëtimit u plagosën, megjithatë ende nuk është verifikuar një gjë e tillë, raporton MailOnline.

Autoritetet raportuan se kishte pesë persona në bord, dy pilotë dhe tre punonjës shpëtimi në momentin e rrëzimit.

Njerëzit që filmuan përplasjen dëgjohen duke gulçuar teksa përplaset në shpatin e malit, duke çliruar një re tymi të zi dhe flakë.

“Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili po ndihmonte në shpëtimin e dy personavee në Gudauri, humbi kontrollin dhe u rrëzua.

Përveç anëtarëve të ekuipazhit të helikopterit, kishte edhe ndihmësmjekë dhe mjekë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të gjitha detajet rreth incidentit po bëhen të sakta dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të japë informacion shtesë për publikun," tha Ministria e Punëve të Brendshme.