SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi "ndërhyrjen ruse" në zgjedhje

Departamenti Amerikan i Shtetit po ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet amerikane.

"Departamenti kërkon informacion mbi Agjencinë e Kërkimeve të Internetit LLC ("IRA"), Yevgeniy Viktorovich Prigozhin dhe entitetet e bashkëpunëtorët e lidhur rusë për angazhimin e tyre në ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA," - tha departamenti.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë sanksione ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me udhëheqësin dhe financuesin e IRA-s.

IRA është një kompani me bazë në Shën Petersburg që zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se kishte rol kyç në përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.