Bëri aksident me makinë, 20-vjeçari shqiptar në Itali në gjendje kome
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2022, 17:35
Një 20-vjeçar shqiptar, i cili u përfshi në një aksident me makinë mbrëmjen e djeshme në Vercelli të Italisë, ndodhet në gjendje kome.
Sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit nuk është publikuar, ndodhej pasagjerë në makinën e cila drejtohet nga një 19-vjeçar, kur u përplas me një pemë.
Nga përplasja e fortë, mbeti i plagosur rëndë 20-vjeçari, ndërsa shoferi mori vetëm dëmtime të lehta.
Sipas raportimeve, shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë.
