Kompania urdhërohet t'i paguajë familjes së viktimës 7 mld $ pas vrasjes nga punëtori i tyre

Një kompani kabllore është urdhëruar të paguajë më shumë se 7 miliardë dollarë për familjen e një gruaje që u vra nga një prej punonjësve të saj.

Në dhjetor 2019, Roy Holden Jr kreu disa punë për Spectrum Cable në shtëpinë e 83-vjeçares Betty Thomas, në Irving, Teksas.

Të nesërmen, ndërsa ishte jashtë detyrës, ai u kthye dhe e goditi me thikë për vdekje. Ai më pas vodhi kartën e saj të kreditit dhe shkoi në pazar përpara se të kapej nga policia.

Holden u deklarua fajtor për vrasje dhe aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm.

Këtë javë, një juri e Qarkut Dallas zbuloi se Spectrum Cable ose Charter Communications kishin 90 për qind të fajit për detyrimet civile.

Juria i akordoi familjes 7 miliardë dollarë (5.6 miliardë paund) si dëmshpërblim, pasi i dha atyre tashmë 357 milionë dollarë (290 milionë £) si dëmshpërblim muajin e kaluar.

Duke folur pas gjyqit, avokati i familjes së Thomas, Chris Hamilton, tha në një deklaratë:

“Kjo ishte një shkelje tronditëse e besimit nga një kompani që dërgon punëtorë brenda miliona shtëpive çdo vit. Ky verdikt pasqyron me të drejtë provat e gjera në lidhje me natyrën e dëmit të shkaktuar nga neglizhenca e rëndë dhe sjellja e pamatur e Charter Spectrum."

Charter ka thënë se ka në plan të apelojë vendimin, duke thënë se fajtori i vetëm për vrasjen është Roy Holden.