Moska braktis kufomat e ushtarëve të vrarë në Ukrainë sepse nuk do të dëmshpërblejë familjet
“Asnjë trup për t'u varrosur dhe për këtë arsye asnjë kompensim për familjarët.”
Ky është mekanizmi dramatik i vendosur nga rusët siç raportohet nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.
"Rusët nuk marrin kufomat e ushtarëve nga fusha e betejës - shpjegon Oleg Nikolenko - sepse, sipas legjislacionit të tyre, familja e çdo personi të vdekur merr shtatë milionë rubla. Nëse ushtari mungon, pa trup do të thotë që nuk merren para".
Sipas agjencisë ruse Interfax, në mars Putin dyshohet se deklaroi në Këshillin e Sigurimit rus se familjet e ushtarakëve të vrarë në të ashtuquajturin "operacion special ushtarak" në Ukrainë do të merrnin një shumë të madhe prej 7,421 milionë rubla (rreth 121,000 euro), përveç një tarife mujore.
Shifrat e fundit të publikuara nga Ukraina flasin për më shumë 40.200 të rënë në mesin e ushtarëve rusë që nga shpërthimi i konfliktit.
Këtyre i shtohen edhe shkatërrimi i 1742 tankeve, 3979 mjeteve të blinduara, 117 sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, 190 helikopterëve, 222 avionëve, 729 dronëve dhe 15 anijeve.
