Gjermani/ Hanoveri mbyll ujin e ngrohtë, dushet publike vetëm me ujë të ftohtë
I pari në mesin e qyteteve të mëdha në Gjermani, Hanoveri fiku ngrohjen dhe vendosi dushe të ftohta në të gjitha ndërtesat publike, në mes të krizës me marrjen e reduktuar të gazit natyror nga Rusia dhe dimrit sfidues për energjinë në vijim.
Tani e tutje, nuk do të ketë ujë të nxehtë për larjen e duarve në ndërtesat publike, as ujë të nxehtë për dushe në pishina, ambiente sportive dhe palestra, raporton BBC .
Në të njëjtën kohë, do të fiket ndriçimi i natës në ndërtesat e mëdha publike.
Ndërtesat publike do të fikin ngrohjen nga prilli deri në fund të shtatorit dhe, në pjesën tjetër të vitit. Po ashtu në këtë vend do të ndalohen gjithashtu kondicionerët portativë ose ngrohje portative.
Qyteti, thotë kryebashkiaku i Belit Onai, synon të ulë konsumin e energjisë me 15%.
Ndërkohë, edhe BE-ja ka rënë dakord të reduktojë konsumin e gazit natyror me 15% , megjithëse çdo vend do të ketë lirinë për të zbatuar masat e veta.
