Majmunët terrorizojnë qytetin japonez, sulmojnë 58 persona në tre javë
Duket e pabesueshme, por një qytet në Japoninë jugperëndimore, prej disa ditësh është duke u përballur me sulmet e majmunëve.
Në raportimet e mediave vendase thuhet se një grup majmunësh që prej 8 korrikut kanë sulmuar njerëzit duke lënë të plagosur 58 persona.
Sipas mediave majmunët sulmojnë kryesisht fëmijët dhe të moshuarit.
“Ata janë kaq të zgjuar, dhe kanë tendencë të dalin fshehurazi dhe të sulmojnë nga pas, shpesh duke ju kapur nga këmbët”, tha zyrtari i qytetit Masato Saito.
Autoritetet lokale në qytetin Yamaguchi të Japonisë janë detyruar të krijojnë një grup të posaçëm pune për të kërkuar dhe kapur majmunët.
Majmunët që po terrorizojnë komunitetin janë makakë japonezë, lloji që shpesh paraqitet duke u larë në ujëra të nxehta. Ndërkohë, një majmun me përmasa 49 centimetra i gjatë dhe me peshë shtatë kilogramë u kap të martën nga policia japoneze pasi u qëllua me armë qetësuese.
Sipas raportimeve të mediave vendase thuhet se më shumë sulme u raportuan pas kapjes së majmunit.
