Bullgari/ Dy muaj leje në vit për baballarët që kanë një fëmijë nën moshën 8-vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2022, 20:33
Babai biologjik dhe birësues do të ketë të drejtën e një leje dymujore për të rritur fëmijën e tij nën moshën 8 vjeç, bazuar në ndryshimet në Kodin e Punës të Bullgarisë që u miratuan sot.
Leja mund të merret një herë ose pjesërisht , me kusht që babai të mos ketë shfrytëzuar lejen për rritjen e një fëmije nën moshën dy vjeç.
Gjithashtu, parashikohet që leja e atësisë nuk mund t'i transferohet prindit tjetër . Pushimi do të, do të zbatohet për personat me sigurime shoqërore dhe do të kompensohet çdo vit.
Ndryshimet kanë të bëjnë gjithashtu me transpozimin e dy direktivave të Bashkimit Evropian në lidhje me kushtet transparente dhe të parashikueshme të punës dhe ekuilibrin punë-jetë.
