Forcat ruse sulmojnë qytetin qendror të Ukrainës, vdesin 5 persona, plagosen 25 të tjerë

Pesë persona janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me raketa ruse në një shkollë fluturimi në qytetin qendror të Ukrainës Kropyvnytskyi ditën e sotme (28 Korrik).

Guvernatori  tha se dy raketa goditën hangarët në qytetin qendror të Ukrainës rreth orës 12:20 me kohën lokale.

Raikovych tha se të plagosurit po trajtohen, duke shtuar se lëndimet e tyre nuk ishin të rënda sa t’u rrezikonin jetën