Tkurret ekonomia e SHBA-ve, frikë se do të hyjë në recesion
Ekonomia më e madhe në botë është tkurrur për të dytin tremujor radhazi, megjithëse rënia ende nuk është cilësuar zyrtarisht si recesion.
SHBA regjistroi një rënie prej 0.9% të prodhimit në bazë vjetore midis prillit dhe qershorit, kur ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 0.5%.
Të dhënat e hershme do të plotësonin kriteret ndërkombëtare për një recesion, sepse tremujori i parë pati gjithashtu një tkurrje - prej 1.6%.
Por vendi ka një arbitër zyrtar të recesioneve - Byronë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike (NBER) - dhe ende nuk ka bërë një gjykim të tillë.
Recesioni përkufizohet si një rënie e konsiderueshme të aktivitetit ekonomik të përhapur në të gjithë ekonominë, që zgjat më shumë se disa muaj, normalisht e dukshme në prodhim, punësim, të ardhura reale dhe tregues të tjerë.
Rritja e vendeve të punës ishte mesatarisht 456,7000 në muaj në gjysmën e parë të vitit dhe numri i kërkesave të reja për përfitime shtetërore të papunësisë ra në javën që përfundoi më 23 korrik.
