Pamje rrëqethëse, momenti kur qeni shpëton pronaren nga vdekja (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2022, 21:28
Janë rrëqethëse pamjet që tregojnë momentin kur një qen e tërheq me forcë pronaren e tij nga rruga duke shmangur përplasjen nga një makinë që kishte humbur kontrollin dhe po shkonte drejt saj.
Kimberley Bridges, 35 vjeç, ishte duke ecur me qenin e saj Orla në Castleford, West Yorkshire kur një makinë 4×4 humbi kontrollin dhe mori para gjithçka që gjeti në vendin ku po lëvizte e reja.
Falë lëvizjes së qenit dhe tërheqjes që i bëri 35-vjeçares, kjo e fundit mundi të shpëtojë nga një aksident fatal.
Ndërkohë makina është përplasur me trotuarin.