Sulmet me raketa në Kiev të Ukrainës, plagosen 15 persona

Të paktën 15 persona janë plagosur në sulmet e mëngjesit të së enjtes në rajonin e Kievit në Ukrainë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se më shumë se 20 raketa u lëshuan në pesë sulme të veçanta në zonë, duke goditur një objektiv ushtarak, tha Oleksiy Kuleba, kreu i administratës shtetërore të rajonit të Kievit.

“Dy raketa të tjera u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore. Armiku sulmoi me raketa një komunitet në rrethin Vyshhorod këtë mëngjes, duke goditur gjithashtu edhe një objekt të infrastrukturës,“ tha Kuleba.

Ndërkohë si pasojë e bombardimeve janë vrarë katër civilë në Ukrainën lindore, sakaq u plagosën dhe 11 persona të tjerë.

Qyteti i Donetskut kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Autoritetet separatiste të Donetskut kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për bombardimin e qytetit.

Në fillim të këtij muaji ata fajësuan forcat ukrainase për bombardimin e një stacion autobusi.