A do të jetë Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë?
Giorgia Meloni, 45 vjeçe, gazetare profesioniste, rritur në një lagje poopullore të Romës, Garbatella, që e shfaq dukshëm në dialektin roman të saj, e që politikën e ka përqafuar qysh kur ishte një adoleshente 15 vjeçare, mund të jetë Kryeministrja e ardhshme e Italisë.
E thonë sondazhet që shfaqin çdo ditë partinë e saj si forca e parë politike në vend dhe e përcaktoi dhe pakti i pak orëve më parë mes liderëve të forcave të djathta.
Samiti i orëve të vona mes Matteo Salvini i Lidhjes, Silvio Berlusconi i Forza Italia e Giorgia Meloni i Fratelli d'Italia, pas diskutimesh e debatesh vendosi se në rast fitore të aleancës së tyre në zgjedhjet e 25 shtatorit, kryeministër do të jetë lideri i asaj force politike që ka marrë më shumë vota.
E nëse do të shkohej sot në votim e, Giorgia Meloni i Fratelli d'Italia do të ishte kryeministrja e parë grua në Itali.
E duke lënë mënjanë preferencat e krahëve politikë, ndoshta ka ardhur momenti që Italia të ketë një grua në krye të qeverisë që çdo vit prodhon kriza institucionale e dorëheqje kryeministrash.
Kanë kaluar 40 vite kur Italia uli për herë të parë në postin e një minstri një grua, Tina Anselmi demokristiane. Tina Anselmi u bë minsitre në moshën 49 vjecare , ndërsa Giorgia Meloni u zgjodh ministre e Rinisë vetëm 31 vjecare në qeverinë e Silvio Berlusconit.
Dinamike e karizmatike, janë tiparet dalluese të saj e që mbizotërojnë përballë një mefshtësie e rutine që politikanët italianë e zhveshin vetëm kur u vihen në pikëpyetje poltronet ku janë ulur.
Giorgia Melono qe e vetmja që me Partinë që përfaqëson nuk pranoj të ulet në qeverinë e koalicionit të Mario Draghit të Paktit të Bashkimit Kombëtar e as të ketë ministra o përfaqësues të Fratelli d'Italia brenda ekzekutivit të kësaj qeverie teknike.
Sot ajo ç'ka rrëfejnë sondazhet shfaq ndryshimin e shoqërisë italiane e orientimin e saj gjithnjë e më pranë sovranizmit dhe konservatorizmit që Giorgia Meloni ka deklaruar se përfaqëson.
"Sovranizmi është gjallë e tezat tona janë fituese, ndërsa e majta nuk arrin të kuptojë problemet e popullit", do të deklaronte ajo rreth dy vite më parë.
Liderja e partisë së djathtë Fratelli d'Italia, Giorgia Meloni u zgjodh e tillë më 2014 e gjatë drejtimit të saj e vërteta është se ka fituar ditë pas dite pikë e përqindje në votat e preferencat e italianëve.
Prej 2020 e aktualishtë është kryetare e Partisë së Reformistëve e Konservatorëve Europianë.
Pak muaj më parë lancoj sfidën e Partisë së saj për të qënë forca më e madhe konservatore, besnike e Aleancës Atlantike, e qartë në krah të Ukrainës, por që nuk pranon ta etiketojnë një parti jo europeiste. Në të përditshmen "Il Foglio" do të shkruante pak kohë më parë se ideja e saj për Europën është "një Europë e fortë, me një demokraci vlerash që bazohet tek rrënjët e identitetit kombëtar e fetar."
Por nuk duhen harruar dhe betejat e saj kundër të drejtave të martesave në komunitetit LGBT apo kundër abortit, që kanë krijuar jo pak mos simpati e debate politiko sociale.
Preokupimi publik e mediatik kombëtar e jashtë kufijve është se me ardhjen e Melonit në fuqi, Italia mund të rrezikojë të jetë një Italexit me një politikë të djathtë që vë në diskutim të drejta e beteja që shoqëria italiane i fitoj gjatë drejtimit të së majtës.
Mund të përlqehet o jo, Meloni është sot e vetmja qartësi se është një kandidate e mundshme për të qënë Kryeminsitre, ndërsa e majta vazhdon të grindet se kush do të bëhet front runner pas aleancave me forcat më të vogla.
Në këto muaj të një prej stinëve më të nxehta të vitit e të 30 viteve të fundit, fushata elektorale në Itali është e flaktë, por jo për programin e forcave politike, por mbi emrat e KM të ardhshëm.
Ish kryeministri Matteo Renzi me Italia Viva, mbështet idenë e një Mario Draghi bis, por pa analizuar nëse ish kryeabankieri europian do të pranoj një propozim të tillë.
E duke parë atë c'ka ndodhi gajtë ditëve të fundit, Draghi është e mbetet një bankier që llogaritë i bën me objektivitetin e numrave e pak herë përdor zemrën.
Perceptimi i asaj ç'ka forcat politike po prodhojnë gjatë këtyre ditëve, është se mund të kemi një deja vu përvëluese pas 25 shtatorit, kur vota e italianëve nuk do të mund të përcaktojë një shumicë të qartë qeverisëse e do të jemi spektatorë të një radhe konsultimesh institucionale për të krijur qeverinë e re.
E motivi që shkaktoi gjithcka ndodhi, Lëvizja 5 Yje vazhdon të jetë cdo ditë e më kaotike.
