Thatësira po vret elefantët, 179 të ngordhur në Kenia në një vit

Kenia ka ngriutr alarmin se ndryshimet klimatike po vrasin kafshët. Për shkak të thatësirës së vazhdueshme që ka prekur Bririn e Afrikës, vitin e kaluar, vendi ka regjistruar 179 elefantë të ngordhur.

Ndryshimet klimatike po sjellin dëmë të mëdha për florën dhe faunën në mbarë botën. Ministria e Kafshëve të Egra dhe Turizmit në Kenia ka njoftuar së fundmi se temperaturat e larta përbëjnë një kërcënim më të madh për ruajtjen e elefantëve sesa gjuetia pa leje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vitin e kaluar, vendi ka regjistruar 179 elefantë të ngordhur për shkak të thatësirës së vazhdueshme që ka prekur Bririn e Afrikës, që ndodhet në pjesën jugore të kontinentit.

Pas sezoneve të njëpasnjëshme të shirave të dobët, lumenjtë dhe tavat e ujit janë tharë dhe kullotat janë tkurrur në rezervat e gjahut.

Numri i elefantëve në Kenia ra nga 135,000 në pothuajse 16,000 deri në vitin 1989, ndërsa statistikat e fundit tregojnë se sot Kenia ka rreth 36,000 elefantë, dhe 1700 rinocerontë të bardhë dhe të zinj. Më parë, Kenia kishte 7000 rinocerontë të zinj.

Ndryshimi i klimës, konkurrenca për bujqësinë dhe vendbanimet njerëzore janë ende një sfidë e madhe.

Synimi i qevrisë në Kenia "është të trajtohet kriza e biodiversitetit, për të mbrojtur rreth 30 për qind tëhabitateve tokësore dhe detare të botës deri në vitin 2030.