Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali për trafik droge, si ra në duart e policisë

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge.

Gjatë kontrolleve rutinë, agjentët vunë re në zonën e Lungovelino Don Giovanni Olivieri, praninë e vazhdueshme të një burri, i cili, i vendosur në një stol përgjatë shtegut të biçikletave, ka folur me disa persona.

Situata ka ngjallur dyshimin e agjentëve të cilët kanë ngritur shërbime vëzhgimi të posaçme dhe kanë konstatuar më pas aktivitetin e trafikut të drogës.

Shqiptari ishte me banim në Comiso, në provincën e Raguzës.

Gjatë kontrollit, 30-vjeçarit iu gjetën 5 pako me kokainë dhe 250 euro të cilësuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm,

Shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë me dije ka rezultuar me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.