Shoferi "tapë" në timon përplas shtyllën dhe rrezikon qytetaren, arrestohet

Një 51-vjeçar banues në fshatin Gështenjas të Pogradecit është arrestuar nga policia për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Shtetasi K. D u arrestua pas publikimit të një videoje të publikuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një drejtues mjeti të dehur, i cili rrezikon jetën e një qytetareje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec. K.D duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me një shtyllë elektrike duke shkaktuar dëme materiale.

Pas kryerjes së testalkoolit, rezultoi se shtetasi K. D., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.