Studimi befasues: Qentë mund të jenë në gjendje të shohin me hundën e tyre

Sipas një studimi të ri qentë mund të përdorin hundën e tyre shumë të ndjeshme për të shikuar si dhe për të nuhatur.

Një ekip veterinerësh, duke përfshirë mjekun Philippa Johnson nga Universiteti Cornell në Nju Jork, zbuluan se shikimi dhe nuhatja janë të lidhura në trurin e qenve.

Ekipi kreu skanime në një numër qensh të ndryshëm dhe me sukses lokalizoi pjesën e nuhatjes (pjesën e trurit që merret me nuhatjen) në lobin okupital (zona e përpunimit vizual të trurit), duke hedhur dritë të re mbi mënyrën se si qentë përjetojnë botën.

Ai zbuloi një "rrugë të gjerë" që lidhet me lobin okupital, por edhe me sistemin limbik, i cili është pjesa e trurit e përfshirë në reagimet e sjelljes dhe emocionale.

Gjetjet, të publikuara në Journal of Neuroscience, sugjerojnë se era dhe shikimi te qentë janë të integruar në një farë mënyre, duke nënkuptuar se ata mund të përdorin aromën për të gjetur se ku janë gjërat.

Gjetjet, të publikuara në Journal of Neuroscience, sugjerojnë se era dhe shikimi te qentë janë të integruar në një farë mënyre, duke nënkuptuar se ata mund të përdorin aromën për të gjetur se ku janë gjërat.

"Qentë e verbër veprojnë plotësisht normalisht”.

Gjatë studimit të tyre, ekipi gjeti gjithashtu lidhje ku truri i një qeni përpunon kujtesën dhe emocionet, të cilat janë të ngjashme me ato të njerëzve.