Filipine goditet nga tërmeti 7.1 ballë, shembet spitali. 4 viktima (VIDEO)
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi Filipinet në ishullin Luzon sot, të mërkurën, duke vrarë të paktën 4 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Tërmeti dëmtoi qindra ndërtesa dhe shkaktoi rrëshqitje të dheut në disa zona.
Nuk pati raportime të menjëhershme për vdekje apo lëndime. Energjia elektrike është ndërprerë automatikisht në disa zona të prekura si masë paraprake sigurie.

"Ky është një tërmet i madh. Ne presim pasgoditje të forta," tha Renato Solidum, drejtor i agjencisë shtetërore të sizmologjisë, i cili shtoi se "fokusi i vëmendjes është në Abra dhe provincat e afërta."
Epiqendra ishte afër qytetit Lagangilang në provincën Abra. Ajo ka një popullsi prej 250,000 banorësh, e rrethuar nga male të thyer.
Office of Abra Rep. Ching Bernos shares pictures of effects of earthquake earlier. pic.twitter.com/LwSlmHeHRv
— RG Cruz, ABS-CBN News (@RG_Cruz12479) July 27, 2022
"Ne po ndiejmë pasgoditje çdo 15 minuta," tha zëvendësguvernatori i provincës Abra, Joy Bernos, për një program lajmesh televizive lokale.
Një spital në Abra u shemb pjesërisht pas tërmetit, por zyrtarët thanë se nuk kishte viktima.
"Ne jemi ende duke përjetuar pasgoditje," i tha radiostacionit DZRH Rovelyn Villamor, kryebashkiaku i Lagangilang pranë epiqendrës së tërmetit në provincën Abra.
LOOK. Earthquake leaves a trail of destruction in Vigan City, Ilocos Sur. Electricity cut off. (Contributed photos) pic.twitter.com/HNZy9K76FD
— Bulatlat (@bulatlat) July 27, 2022
"Ne kemi marrë raporte për dëme në shtëpi. Por deri më tani nuk ka viktima."
Zyra e Presidentit Bongbong Marcos tha se ka dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihmash në zonë.
