Berisha: Opozita është në këmbë, jemi përballë një regjimi që nuk njeh ligj dhe parime
Gjatë një takimi me intelektualët në Tiranë, Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se tashmë opozita është në këmbë dhe ka mbështetje mavive.
Sipas tij, përballë ndodhet një kundërshtar që nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje.
Ai shtoi se vendi po jeton gjatë instalimit të një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin,
Berisha: Një stacion e kemi kapur me datën 7 korrik. Opozita është tashmë në këmbë. Qytetarët dhanë një mbështetje masive, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për t’u marrë. Kam shumë dëshirë të dëgjoj mendimet tuaja, të dëgjoj opinionet. Ju jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe me interesa të qarta në mbrojtje të interesit publik, me prononcime të qarta.
Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë.
Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj.
