I riu përplas me makinë këmbësorin, 76-vjeçari në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 19:43
Një këmbësor mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen Nr.13 Durrës.
Shtetasi S.B., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin V. A., 76 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

