"Jam për vjeshtë protestash", Manjani: Apeli të mbajë premtimin, të marrë sa më shpejt vendimin për fatin e PD-së

Gjatë një takimit të organizuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha me intelektualë në kryeqytet,  ish-ministri Ylli Manjani i bëri thirrje Gjykatës së Apelit që të japë sa më shpejt vendimin për fatin e Partisë Demokratike.

"Kam dëshirë t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit Tiranë të mbajë vetëm një premtim që e ka bërë vetë në një deklaratë publike ku kërkonte që mos të kishte presion për të gjykuar.PD duhet të formalizohet një orë e më parë, është shumë vonë, nuk ka kuptim kjo histori. Merreni atë vendim dreqi e mori, mbylleni këtë histori.Nuk e di çfarë duhet bërë më shumë se sa kaq. Edhe Alibej-Basha ka kërkuar të gjykohet shpejt kjo çështje. Kjo është çështje e interesit publik. Të sqarohet një orë e më parë, jo se ka problem përfaqësimi se e ka treguar populli.Gjykata e Apelit Tiranë, të ketë kurajon e nevojshme për të gjykuar sa më parë historinë, që s’besoj se meriton as gjykim".

Ai tha ndër të tjera se mbështet idenë e një vjeshte protestash. 

"Mbështes idenë e një vjeshte proteste. Diçka që ia vlen, elbasanlliu, sarandjoti, tropojani kanë nevojë të protestojnë në vendin e tyre".