“Po na provokojnë”, avionët turq fluturojnë mbi ishullin grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 22:38
Dy avionë luftarakë turq F-16 fluturuan rreth 5790 metra mbi ishullin grek të Anthropoagoi, në jugperëndim të Samos.
Identifikimi i dy avionëve luftarakë u bë nga autoritetet greke të vëzhgimit sipas rregullave dhe praktikave standard ndërkombëtare.
Mediat greke raportojnë se avionët turq kanë hyrë në Athinë gjatë ditës së sotme pa paraqitur një plan fluturimi duke shkelur në këtë mënyrë hapësirën ajrore kombëtare.
