‘E dini se ku jetoj”, vritet afër shtëpisë reperi, çfarë shkroi pak para se të vdiste në rrjetet sociale
Persona të panjohur vranë reperin amerikan Rollie Bands jashtë kompleksit të apartamenteve ku ai jetonte në Tampa, Florida, të premten e kaluar.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat, pak minuta para se të vdiste reperi kishte sfiduar kritikët e tij që të “përballeshin” në shtëpinë e tij në një postim në Instagram,
“Shumë nga këta n**** e dinë se ku jetoj, ka shkruar reperi në llogarinë e tij në Instagram. Unë fle i qetë. Nëse dikush do, unë jam në krevatin tim për 5 minuta”, tha ai.
Rreth pesë minuta pasi u postua, reperi u qëllua në parkingun afër shtëpisë së tij.
Ai u dërgua me urgjencë në një spital lokal , por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Të dyshuarit, të cilët policia beson se e dinin dhe kishin në shënjestër reperin, u larguan me një automjet.
