"Shefja më e mirë në botë" i jep të gjithë stafit nga 8300 £ bonus dhe dy bileta avioni të klasit të parë
Një shefe që i ka dhënë të gjithë stafit të saj 8,000 £ dhe dy bileta avioni të klasit të parë si bonus, është quajtur "punëdhënësi më i mirë në botë".
Sara Blakely, e cila themeloi kompaninë e të brendshmeve Spanx, po shpërndan bonuse prej 8.000£ për secilin prej punonjësve të saj.
Biznesmenja amerikane krijoi Spanx, i cili vlerësohet në 1.2 miliardë dollarë.
Një video është bërë virale e momentit kur ajo njofton gjestin e saj për stafin.
Duke iu drejtuar sallës, ajo tha: “Ky është një moment shumë i madh për secilin prej jush, dhe unë dua ngre gjithashtu dolli për gratë që erdhën para meje dhe të gjitha gratë në botë që nuk e kanë pasur këtë mundësi.
“Kështu që në një moment si ky, mendoj për nënën time dhe gjyshen time dhe mungesën e opsioneve të tyre dhe të gjitha gratë që erdhën përpara tyre”.

"Unë po rrotulloj një glob sepse për të festuar këtë moment, unë i kam blerë secilit prej jush dy bileta të klasit të parë për kudo në botë," tha ajo.
“E dini, nëse doni një udhëtim, mund të dëshironi të dilni në një darkë vërtet të këndshme, mund të dëshironi të dilni në një hotel vërtet të bukur, kështu që, me secilën nga ato dy biletat e klasit të parë për kudo në botë, secili do të marrë 10,000 dollarë."
“Ishte një njoftim emocional i mbushur me lot nga gëzimi, duke pranuar se sa larg kemi arritur”, ka shkruar Blakely në një mbishkrim të postuar në Instagram.
View this post on Instagram