Vrau studenten pasi e refuzoi për martesë, i riu do të ekzekutohet live në televizion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 22:04
Një i ri që qëlloi për vdekje me thikë studenten egjiptiane para universitetit pasi ajo refuzoi propozimin e tij për martesë, do të ekzekutohet në transmetim direkt televiziv.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se këtë vendim e mori gjykata më 6 korrik.
Mohamed Adel, 21 vjeç, goditi me thikë disa herë shoqen e tij të klasës në universitet, Naira Ashraf, e cila e kishte refuzuar atë për martesë.

Verdikti ka ende mundësi apelimi dhe avokati mbrojtës Farid El-Deeb tha se do ta bëjë së shpejti.
El-Deeb është një nga avokatët më të njohur në Egjipt, ndërkohë ka qenë ministër i mbrojtjes së ish-presidentit të vjetër Hosni Mubarak.
