Në një udhëtim në Kamerun, Macron: Ushqimi arma ruse e luftës
Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi krizën globale të ushqimit si një nga "armët e luftës" të Rusisë gjatë një vizite në Kamerun të martën.
Kameruni, si shumë vende në zhvillim, po përballet me rritje të çmimeve të naftës, plehrave dhe produkteve ushqimore.
Macron është në një turne me në Afrikë, një udhëtim që synon të forcojë lidhjet politike me kontinentin dhe të ndihmojë në rritjen e prodhimit bujqësor mes pasigurisë ushqimore në rritje të lidhur me luftën në Ukrainë.
Qeveritë afrikane kryesisht kanë shmangur mbajtjen e anëve dhe kanë refuzuar t'i bashkohen dënimit dhe sanksioneve perëndimore.
“Ushqimi, si energjia janë bërë armë luftarake ruse... Ne duhet të ndihmojmë kontinentin afrikan që të prodhojë më shumë për vete”, tha Macron.
Moska mohon përgjegjësinë për krizën ushqimore, duke fajësuar sanksionet perëndimore për ngadalësimin e eksporteve të ushqimit.
Kameruni, një komb i Afrikës Qendrore i pasur me minerale, është një prodhues kryesor ushqimor për rajonin dhe delegacioni i Macron do të kërkojë mundësi investimi në sektorin bujqësor.