Moderatores i bie të fikët në emision, ndërpritet debati televiziv midis Rishi Sunak dhe Liz Truss

Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi Sunak dhe Liz Truss është anuluar pasi prezantuesit i ra të fikët në transmetim.

Debati në i transmetuar në TalkTV, i moderuar nga nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur pasi kësaj të fundit i ka rënë të fikët në mes të emisionit.

Para se të ndalohej, debati televiziv midis dy kandidatëve po flitej për taksat, gjendjen e NHS dhe rritjen e kostove të jetesës.

Ata kishin qenë gati të fillonin një seksion mbi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën kur debati u mbyll.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, debati do të vazhdojë sërish pasi McCann, tashmë është mirë.