Çifti i moshuar po përpiqeshin të arrinin në pikën e njohur turistike, përpihen nga uji dhe vdesin

Trupat e një çifti të moshuar janë nxjerrë nga uji, pasi u “përpinë” nga shkëmbinjtë gjatë rrugës për në një pikë turistike piktoreske në Bregun Qendror të Sidneit.

Çifti po përpiqeshin të arrinin në shpellat rozë duke u ngjitur në shkëmbinjtë përgjatë Gjirit Catherine Hill të hënën pasdite.

Spoti i njohur shpesh shfaqet në mediat sociale, por policia paralajmëroi se udhëtimi për të shkuar deri aty është i rrezikshëm.

Të hënën rreth orës 14:30, trupi i një gruaje që besohet të jetë rreth të 80-ave u gjet në Liqenin Macquarie në distriktin Hunter të Sidneit.

Policia u thirr në Moonee Beach dhe ndërsa gruaja po trajtohej në vendngjarje, ajo nuk mundi të mbijetojë.