BE-ja lejon klauzolën e largimit në marrëveshjen për shkurtimin e gazit rus

Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të shkurtojnë përdorimin e gazit në rast se Rusia ndalon furnizimet, por disa vende do të bëjnë përjashtim nga ky  racionim.

Anëtarët e BE-së, të bllokuar në bisedime që kur ideja u sugjerua javën e kaluar, tani kanë rënë dakord të reduktojnë vullnetarisht 15% të përdorimit të gazit midis gushtit dhe marsit.

 “Ky nuk ishte një mision i pamundur”, ka shkruar në Twitter Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së.

Megjithatë, marrëveshja u dobësua pasi më parë nuk kishte përjashtime.

BE-ja ka thënë se qëllimi i saj nga marrëveshja është të bëjë kursime dhe të ruajë gazin përpara dimrit, duke paralajmëruar se Rusia "po përdor vazhdimisht furnizimet me energji si armë".

Marrëveshja vullnetare do të bëhej e detyrueshme nëse furnizimet arrijnë nivele krize.

BE tha se marrëveshja vullnetare do të bëhej e detyrueshme nëse furnizimet arrijnë nivelet e krizës.

Megjithatë, disa vende që nuk janë të lidhura me linjat e tubacioneve të gazit të BE-së, si Irlanda, Malta dhe Qiproja, do të përjashtohen nga çdo urdhër i detyrueshëm për reduktimin e gazit pasi nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë furnizime alternative.

Vendet baltike gjithashtu, të cilat nuk janë të lidhura me sistemin evropian të energjisë elektrike dhe varen shumë nga gazi për prodhimin e energjisë elektrike, janë gjithashtu të përjashtuara nga objektivat e detyrueshëm për të shmangur rrezikun e një krize të furnizimit me energji elektrike.

Vendet gjithashtu mund të kërkojnë të përjashtohen nëse tejkalojnë objektivat e mbushjes së magazinimit të gazit, nëse varen shumë nga gazi për industritë "kritike", ose nëse konsumi i tyre i gazit është rritur me të paktën 8% në vitin e kaluar krahasuar me mesataren e pesë vitet e fundit.

Nathan Piper, një analist i naftës dhe gazit për Investec, tha se ka një "çmim të lartë politik dhe ekonomik" pasi BE-ja kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus dhe ky çmim po reflektohej në përjashtimet për anëtarët, të cilat me gjasë do të reduktonin ndikimin e masave.

Por Kadri Simson, Komisionerja Evropiane për Energjinë, tha se llogaritjet fillestare treguan se edhe nëse do të përdoreshin të gjitha përjashtimet nga racionimi, BE-ja në tërësi do të ulte ende kërkesën në një nivel "që do të na ndihmonte të sigurtë gjatë një dimri mesatar".

Ajo përshkroi gjithashtu punën për të rritur furnizimet alternative të gazit nga vende duke përfshirë Azerbajxhanin, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Norvegjinë, Egjiptin dhe Izraelin.

Përpara njoftimit të marrëveshjes, Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë Robert Habeck tha: "Sigurisht që tani ka shumë kompromise në këtë tekst. Kështu funksionon Evropa."

Habeck tha se një problem që mund të ndodhë është që të gjitha përjashtimet shkaktojnë shumë burokraci  duke i bërë që të jenë të ngadaltë në kohë krize", por ai shtoi se përjashtimet ishin "të arsyeshme".

Hungaria ishte i vetmi anëtar që e kundërshtoi marrëveshjen.