Qeveria maqedonase po përgatitet të shpallë krizë energjetike, opozita dhe ekspertët janë skeptikë

Nga 1 gushti, Maqedonia e Veriut do të shpallë një krizë të re energjetike. Publiku nuk i di ende detajet. Nga takimet e grupeve ndërqeveritare të punës që dje dhe sot diskutuan për zbatimin e detajuar të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Ballkanit të Hapur, ka njoftime optimiste se fqinjët së bashku do ta kalojnë krizën më lehtë. Ekspertët maqedonas janë skeptikë. Masa të rënda shtrënguese tashmë po futen në Evropë.

Autoritetet kompetente maqedonase sigurojnë se janë duke u mobilizuar për muajt e vështirë të dimrit. ESM pohon se sasitë e nevojshme të qymyrit dhe karburantit për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike tashmë janë gjetur dhe është dakordësuar për to. Blerja e fundit prej 550 mijë tonësh tashmë është realizuar, pohojnë nga ESM dhe shtojnë se kjo sasi qymyrguri do të përdoret për përpunimin e qymyrit vendas, me pak kalori. Qeveria njofton se këtë dimër do të funksionojnë tre blloqet në REC Manastir, TEC Oslomej dhe TEC Negotinë.

Nga opozita, VMRO-DPMNE  dyshon në pretendime të tilla dhe pretendon se qeveria është e vonuar për sigurimin e qymyrit.  Sipas saj, qeveria do të shpallë gjendje krize për të aktivizuar kredinë e kontraktuar nga BERZH prej 100 milionë euro për likuiditet të ESM-së në mënyrë që të mund të blejë energji elektrike kur ka mungesë të qymyrit dhe naftës për objektet shtëpiake. 

Bankierët evropianë kanë dorëzuar ofertën për të dhënë një kredi për ESM prej 100 milionë eurosh, e cila do të sigurohet me garanci shtetërore, vendit dhe kompanisë tashmë në mars të këtij viti.

Qymyri blihet nga Shqipëria, Greqia dhe Kosova. Çmimi me të cilin blihet tani qymyri është nga 55 deri në 65 euro për një ton.

Ministria e Ekonomisë premton se ndryshe nga viti i kaluar, këtë dimër REC Oslomej do të punojë të gjithë sezonin e ngrohjes. Qeveria është këmbëngulëse në pretendimet e saj se këtë dimër nuk do të ketë kufizime në shpërndarjen e rregullt të energjisë elektrike.  

Ekspertët janë skeptikë se ESM do të arrijë të sigurojë sasitë e nevojshme të qymyrit, ndërsa VMRO-DPMNE akuzon se situata e re e krizës është planifikuar vetëm për realizimin e tenderëve privatisht.

Ekspertët pajtohen se tashmë është tepër vonë me planin e kursimit të energjisë në Maqedoni, se vendi nuk është gati për dimrin e ardhshëm dhe se qeveria  duhet të ishte angazhuar shumë kohë më parë për blerjen e qymyrit për ta blerë dhe më lirë.

Për funksionimin e tri njësive të REK Manastirit nevojiten 6,5 deri në 7,5 milionë tonë qymyr në vit. Vlerësohet se pesë milionë tonë qymyr mund të sigurohen çdo vit nga minierat vendase, që do të thotë se duhet të importohen 2.5 milionë tonë qymyr në vit.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në maj të këtij viti janë konsumuar 544.181 megavat orë energji elektrike dhe se 75.7% është mbuluar nga prodhimi vendor.

LSDM-ja në pushtet njoftoi se janë siguruar mbi 76 milionë euro për pakon e radhës të masave kundër krizës për përballimin e pasojave të krizës globale ekonomike dhe energjetike.

“Me ribalancimin e Buxhetit për vitin 2022, sigurojmë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por edhe mbështetje dhe ndihmë më të madhe si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në Evropë tashmë është planifikuar që këtë dimër asnjë objekt banimi apo biznesi të mos mund të ngrohet mbi 19 gradë dhe ftohja të mos jetë më e ulët se 25 gradë. Konsumi i gazit si për familjet ashtu edhe për fabrikat tashmë është ulur.

Në Gjermani po reduktohet ndriçimi i rrugëve. Austria ka rekomanduar që qytetarët të bëjnë dush në vend që të mbushin vaska për të kursyer energji. 

Ata llogaritën se një vaskë e plotë kërkon 80 deri në 150 litra ujë të nxehtë, dhe për një dush  deri në 50 litra. Është planifikuar vetëm ngrohja e pjesshme e zyrave dhe institucioneve publike dhe shkollave. 

Nëse kriza e gazit përshkallëzohet, ata tashmë kanë plane për mbylljen e shkollave dhe mësimet do të jenë online. Thirrjer për kursim janë bërë në disa shtete.

Në Maqedoninë e Veriut  faturat e energjisë elektrike tashmë janë shtrenjtuar për 7,4 për qind. 

Në vend bien dakord vetëm për një gjë, Maqedonia e Veriut po përballet me dimrin më të vështirë energjetik.