Sekuestrohen 33 kg kanabis në kufirin grek, arrestohet 59-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 13:44
Një 59-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm (24 Korrik) në zonën e Kastorisë, nga efektivë të Policisë së Prokurorisë së Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Kastoria.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 59-vjeçarit i janë gjetur në makinë 33 kilogram kanabis një makinë dhe një celular.
Policia ka nisur hetimet paraprake lidhur me ngjarjen ndërkohë që 59-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar për t’u marrë në pyetje.
