Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan hapet sot

Përurohet ura Peleshac e Kroacisë, një nga projektet më ambicioze që pritet të transformojë udhëtimin në Ballkan. Struktura 2.4 km lidh bregdetin jugor të Adriatikut, me pjesën tjetër të vendit dhe anashkalon Bosnjen.

Kroacia përuroi këtë të martë urën e shumëpritur Peleshac, e cila lidh bregdetin e saj jugor të Adriatikut, duke përfshirë destinacionin e njohur turistik të Dubrovnikut, me pjesën tjetër të vendit, duke anashkaluar një rrip të ngushtë të territorit boshnjak.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Struktura prej 2,4 km shtrihet nga kontinenti kroat në gadishullin Peljesaç që lidhet me pjesën jugore të vijës bregdetare të Kroacisë, e vendosur midis detit dhe Alpeve Dinarike. Hapja e urës zynon rikthimin e turizmit këtë vit në nivelet para pandemisë.

"Rëndësia e urës është e madhe dhe nuk është vetëm emocionale për shkak të lidhjes së territorit të Kroacisë, por edhe për turizmin dhe ekonominë në përgjithësi," është shprehur më herët në fillim të këtij muaji ministri i transportit Oleg Butkoviç.

Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan hapet

Lidhja do t'i japë fund orëve të gjata të shpenzuara nga udhëtarët, tregtarët dhe turistët në kufirin e Bosnjë-Hercegovinës dhe është një nga projektet më ambicioze të infrastrukturës të vendit që kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në 1991.

Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan hapet

“Është me të vërtetë një projekt historik për Kroacinë,” tha Sabina Mikulic, pronare e një hoteli në Orebic – qyteti më i madh i gadishullit.

Banorët e rajonit piktoresk presin me padurim fundin e izolimit të tyre gjeografik të shkaktuar nga kufiri boshnjak.

Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, me një kosto totale prej 438 milionë dollarë, të financuar 85% nga Bashkimi Evropian dhe 15 për qind nga Kroacia. 

Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan hapet