Kryeministri spanjoll në vizitë pune në Ballkanin Perëndimor, do të vizitojë edhe Tiranën
Pedro Sanchez do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor më 29, 30 dhe 31 korrik dhe 1 gusht.
Konkretisht, Sanchez do të vizitojë Beogradin (Republikën e Serbisë), Sarajevën dhe Mostarin (Bosnje-Hercegovinë), Podgoricën (Mali i Zi), Shkupin (Republikën e Maqedonisë së Veriut) dhe Tiranën (Republika e Shqipërisë).
Ndërkohë, 26 qershorin e kaluar, gjatë takimit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sanchez vendosi të "riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallëroj procesin e zgjerimit" për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Aktualisht, Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar tashmë negociatat për anëtarësim në BE prej kohësh, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sapo i kanë filluar negociatat.
Sánchez tha se Spanja është në favor të zgjerimit të BE-së, duke shtuar se statusi i kandidatit duhet të transferohet edhe në Bosnje.
