Ministri grek ndihet papritur keq në seancë plenare, ndërpriten punimet
Seanca plenare në Kuvendin grek nu ndërpre sot për disa minuta, pasi ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të vendit, Takis Theodorikakos, u ndje papritur keq teksa ishte në podium.
Ministri i kërkoi drejtuesit të seancës që të ndalonte fjalimin për ta rifilluar më vonë, gjë që u pranua prej tij.
Më pas ai qëndroi për disa minuta në zonën midis peristilit të Parlamentit dhe galerive ministrore ku e vizitoi Pavlos Polakis për t'u siguruar që ai ishte shëndoshë e mirë.
Zoti Theodorikakos shkoi me eskortë në zyrën e mjekut të Kuvendit, edhe pse insistoi se ishte mirë.
Palët i kërkuan kryetarit Thanasis Boura që të ndërpresë për pak seancën, gjë që u pranua.
“Nuk ka arsye për t'u shqetësuar për shëndetin e ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve”, tha kryesuesi i takimit, Thanasis Bouras, i cili njoftoi deputetët e pranishëm në seancën plenare, se zoti Theodorikakos do të qëndrojë në zyrën e mjekut si masë paraprake për tu siguruar se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

