Kurti dhe Osmani priten nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 07:25
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani do të priten në një takim nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të takohen me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Takimi në Departamentin e Shtetit do mbahet në ora 16:30, sipas orës lokale të Washington D.C. ose 22:30 sipas orës sonë lokale.
