Po kalonin ilegalisht nga Serbia drejt Kosovës, policia kap dy emigrantët francez
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 10:25
Policia e Kosovës ka ndaluar më 25 korrik dy burra me shtetësi franceze, që kanë kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Sipas një komunikate për media, dy burrat janë ndaluar në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit.
Ata kanë qenë në një automjet me targa ruse.
“Dyshohet se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kanë hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’ rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.