Zjarret apokaliptike në Kaliforni: Mijëra njerëz evakuohen, zjarrfikësit 24 orë luftë me flakët
Kalifornia është duke marrë flakë ndërsa nxehtësia arrin temperaturat rekord.
Një zjarr i dhunshëm shpërtheu jo shumë larg nga park Yosemite që ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve dhe po i mban të zënë zjarrfikësit ditë e natë në përpjekje për ta frenuar atë.
Temperatura e lartë dhe lagështia bënë që flakët të rritën në mënyrë dramatike në 24 orë, duke shkuar nga një sipërfaqe prej 647 hektarësh në 4815.
“Zjarri po lëviz me shpejtësi dhe është rritur ndjeshëm”, raportojnë zjarrfikësit në përditësimin e fundit, duke pranuar vështirësitë në zbutjen e tij. Për momentin ata janë 400 zjarrfikës, 40 helikopterë dhe 45 kamionë në punë.
Guvernatori i Shtetit, Gavin Newsom ditët e fundit shpalli emergjencën për të pasur akses në burime shtesë për t'iu përgjigjur flakëve.
Shumë rrugë janë mbyllur. Një qendër evakuimi e Kryqit të Kuq është ngritur në qarkun Mariposa. Hotelet në zonë janë në fakt të gjitha plot me të evakuuar, pa vend të disponueshëm as për zjarrfikësit në vijën e parë që kërkojnë disa orë pushim përpara se të rifillojnë betejën.
Flakët i detyruan autoritetet të marrin masa urgjente për të mbrojtur parkun Yosemite dhe sekuojat e tij, ndër më të mëdhenjtë dhe më të vjetërit në botë.
Ndër të tjera, u vendos që të hiqet një pjesë e bimësisë në tokë, veçanërisht ajo e thatë, për të shmangur djegien e mëtejshme.
Zjarret në fakt janë regjistruar në shumë shtete të tjera amerikane, veçanërisht në zonat qendrore të vendit, për shkak të temperaturave të larta.
Shtetet e Bashkuara janë nën kontrollin e një vale rekord të të nxehtit me temperatura afër 40 gradë nga veriu në jug të vendit.





