Panik në aeroportin e Romës/ Në telefonat e pasagjerëve mbërrijnë mesazhe vdekjeje dhe foto të frikshme

Fillimisht i planifikuar për në orën 18:30, fluturimi nga Roma për në Alicante, në Spanjë, u nis të enjten në orën 20:22. Shkak për vonesën janë bërë disa mesazhe dhe foto të frikshme të ardhura në telefonat e personave që prisnin të niseshin në aeroport.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjithçka nisi pak minuta para nisjes, kur një kërkesë për të pranuar një mesazh mbërriti nëpërmjet AirDrop në iPhone-t e disa prej 147 udhëtarëve të pranishëm. Megjithëse dërguesi ishte i panjohur, shumë prej tyre (me pakujdesi) i kanë dhënë dritën jeshile.

 Në atë moment një zhurmë shqetësuese filloi të dëgjohej midis sediljeve. Një seri pamjesh bardh e zi horror me kafka dhe figura makabre u shfaqën në ekranin e pajisjeve. Duke e shoqëruar atë me një tekst të errët në amharic -gjuha zyrtare e Etiopisë - e titulluar "Wake up wake up wake up", e cila më vonë u dëshmua të ishte një anatemë e vdekjes dhe dënimit.

Për arsye sigurie, autoritetet e aeroportit vendosën të pezullonin nisjen në momentin e fundit dhe të lajmëronte Policinë Kufitare.

Agjentët nuk vonuan shumë për të identifikuar personin përgjegjës për ngjarjen, një 18-vjeçar spanjoll i prirur për shaka.

 Ai ndoshta u frymëzua nga një episod i ngjashëm që ndodhi në maj në një fluturim Tel Aviv-Stamboll, kur nëntë persona u kishin dërguar pasagjerëve të tjerë fotografi të përplasjeve të avionit përsëri përmes AirDrop.

Edhe në atë rast, pas frikës së kuptueshme, gjithçka u zgjidh për fat me një shtyrje të thjeshtë (ndonëse të bezdisshme) të ngritjes, raporton Corriere della Sera.