SHBA: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive në Paqësor

Mark Milley, shefi i Shtabit të SHBA analizoi vitet e fundit, kur janë rritur përplasjet e anijeve kineze me ato të SHBA dhe të aleatëve. SHBA po rrisin praninë në Paqësor.

Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtria kineze po bëhet gjithnjë e më agresive. Shefi i Shtabit të SHBA, Mark Milley tha se numri i rasteve në të cilat aeroplanët dhe anijet e Republikës Popullore, për shembull, u pengojnë rrugën Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Paqësor ishte rritur ndjeshëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Milley iu referua pesë viteve të fundit. Ai theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqeshin të zhvillonin marrëdhëniet e tyre me shtetet e Paqësorit për të kundërpeshuar Pekinin. Vende si Indonezia duan që ushtria amerikane të jetë e pranishme në rajon. Shefi i Shtabit të SHBA është aktualisht në turne në rajonin e Indo-Paqësorit.

Baerbock: Shqetësim për paralajmërimet për pushtimin e mundshëm të Tajvanit

Në intervistën e javës të radios kombëtare gjermane Deutschlandfunk, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock u shpreh e alarmuar për paralajmërimet e shërbimeve të fsheta perëndimore për një pushtim të mundshëm të Tajvanit nga Kina.

Prandaj ajo bëri thirrje për reduktimin e varësisë ekonomike nga Kina.

"Ne nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim përsëri," tha politikania e Gjelbër, duke iu referuar mbështetjes në furnizimet ruse me energji./DW