"Jepini ujë!", mes vapës e karrocës plot me turistë, kali rrëzohet përtokë nga lodhja (VIDEO)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një kalë rrëzohet teksa tërheq një karrocë plot me turistë në Majorka mes temperaturave të larta.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kalimtarët  filmuan skenën në Palma,kryeqytetin e Majorkas, teksa i kërkuan shoferit t'i jepte ujë kalit të dëshpëruar dhe inkurajuan pushuesit të zbrisnin nga vendet e tyre.

Kali u rrëzua pasditen e së shtunës në sheshin Juan Carlos I në Palma pas temperaturave prej 40 gradë Celsius.

Udhëheqësi i një partie lokale për të drejtat e kafshëve tha se ai do të paraqiste një ankesë zyrtare sot për incidentin.

Guillermo Amengual, president i Progreso en Verde, i cili thotë se udhëtimet me karroca me kuaj duhet të shfuqizohen sepse ato përfaqësojnë shfrytëzimin e kafshëve, tha për mediat lokale:

"Ne do ta denoncojmë këtë sepse është hera e tretë që ndodh diçka e ngjashme në dy muajt e fundit dhe ne duhet t'i shkojmë deri në fund asaj që ka ndodhur."

Një grua e shqetësuar që iu afrua mund të dëgjohej duke thënë: 'Sa e tmerrshme! Kali i gjorë. Dhe njerëzit në shpinë qëndrojnë aty ku janë në vend që të dalin jashtë. Çfarë spektakli.'

Gruaja që fliste spanjisht përfundoi duke iu afruar turistëve dhe u tha atyre të zbrisnin, ndërsa të tjerët iu afruan shoferit të karrocës dhe u tha: 'Ujë. Jepini ujë.'

Kafsha përfundoi duke u ngritur përsëri në këmbë, megjithëse nuk dihet nëse vazhdoi të merrte pasagjerët e saj në një vizitë në qytet.