Edhe Kina kundër Sunak
Kandidati për kryeministër i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak përveç mospëlqimit që ka nga Boris Johnson do të ketë kundër edhe një Kinë të tërë. Pekini zyrtar e ka kërcënuar kandidatin britanik, pasi ky i fundit premtoi se do të ishte i ashpër me shtetin komunist.
Shteti komunist i Kinës ka kritikuar kandidatin për kryeministrin britanik nga radhët e konservatorëve, Rushi Sunak, pasi ky i fundit bëri thirrje për një politikë të ashpër kundër Pekinit.
Zëdhënësi i zyrës së diplomacisë kineze, Zhao Lijian u këshilloi, ose kërcënoi kandidatin britanik.
Zgjedhjet për lidershipin e Partisë Konservatore janë një çështje e brendshme brenda Mbretërisë së Bashkuar, dhe nuk do t’i komentoj. Unë do të doja t'i këshilloja garuesit që të mos flasin për Kinën në çdo hap të tyre duke bërë vërejtje të papërgjegjshme si e ashtuquajtura teoria e kërcënimit nga Kina, e cila nuk mund të zgjidhë problemet e tyre.
Ish-ministri i Financave, Rishi Sunak u zotua të dielën se do të jetë i ashpër ndaj Kinës, nëse ai do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe, duke e quajtur superfuqinë aziatike kërcënimin kryesor për sigurinë e brendshme dhe globale.
Zotimi i Sunak vjen pasi rivalja e tij në garën për të udhëhequr konservatorët, Liz Truss e akuzoi ish-kreun e Financave se do të ishte i butë me Rusinë dhe Kinën.
Sipas propozimeve të Sunak, Britania e Madhe do të mbyllë 30 institutet Konfuci në Mbretërinë e Bashkuar në përpjekje për të parandaluar përhapjen e ndikimit kinez përmes programeve të kulturës dhe gjuhës.
Ai gjithashtu premtoi se do të dëbonte eksponentët e Partisë Komuniste Kineze nga universitetet britanike.
Po ashtu Sunak goditi edhe skemën globale të Kinës ‘rrip edhe rrugë’ pasi sipas tij Pekini po i mbush vendet në zhvillim me borxhe të pakapërcyeshme.
