Të paktën 30 persona humbën jetën pasi autobusi u rrëzua nga ura famëkeqe në Kenia

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u rrëzua nga një urë në Kenia.

Autobusi ra nga ura Nithi dhe në një lumë në qytetin Meru, në autostradën kryesore nga kryeqyteti, Nairobi.

Një polic i lartë tha se autobusi "duhet të ketë pasur një dështim të frenave sepse ishte me një shpejtësi shumë të madhe" kur u përplas.  

Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë autobusin në breg të lumit, në një gjendje të prishur, dhe punonjësit e shpëtimit që vëzhgojnë vendin e ngjarjes.

Një punonjës i shpëtimit tha se numri i të vdekurve ka të ngjarë të vazhdojë të rritet, me disa njerëz ende në spital.

Aksidenti është i fundit në një seri aksidentesh vdekjeprurëse në Kenia, ku rrugët janë të ngushta dhe policia fajëson drejtuesit e mejteve për shpejtësi.

Më 8 korrik, 20 njerëz u vranë në një aksident përgjatë autostradës nga Nairobi në Mombasa - dhe në janar, 10 njerëz vdiqën pasi një automjet përplasi një mjet shpërthyes në një rrugë kryesore në Kenia veriperëndimore.