Seks në këmbim të provimeve: Dënohet me 5 vite burg profesori i Fakultetit të Drejtësisë

Pesë vjet, gjashtë muaj e 20 ditë burg, përveç ndalimit nga funksionet publike: ky është dënimi i shqiptuar ndaj profesorit Angelo Scala , i përfshirë në një hetim nga Prokuroria Publike e Napolit, ku akuzohej se kishte pyetur studentë të shumtë për marrëdhënie seksuale për të kaluar provimet.

Faktet, sipas hetuesve, kanë ndodhur midis pranverës së vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, kur Scala ishte profesor në departamentin e Jurisprudenca e Universitetit Federico II.

Sipas hetuesve të policisë, para se të mbaheshin datat e provimeve, takime paraprake mes profesorit dhe studentëve, bëheshin edhe jashtë Universitetit.

Në disa raste të konstatuara, provimet janë kryer formalisht në selinë e universitetit, por nuk janë kryer realisht në atë vend ose në disa raste nuk janë mbajtur asnjëherë.

Ndaj tij kishte lloje të ndryshme akuzash, duke përfshirë zhvatje dhe falsifikim..

Gjyqtari refuzoi kërkesën për pagesë të përkohshme prej 20 mijë eurosh të bërë nga Universiteti Federico II pas padisë civile në gjykim.