Sërish masakër në SHBA

Dy të vrarë e të paktën pesë të plagosur është bilanci i një ngjarjeje tragjike në Los Angelos, në Amerikë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe raporton se po e heton rastin, pa dhënë detaje nëse kemi të bëjmë ngjashëm me rastet e mëhershme kur një person hap zjarr mbi qytetarët.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Angelos ku kanë humbur jetën dy persona dhe mbi pesë të tjerë janë plagosur.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje por nuk ka bërë me dije për të dhëna specifike mbi hetimin.

Katër burra dhe tre gra janë dërguar me ambulancë në spital, njoftojnë mediet amerikane.

Policia nuk ka dhënë asnjë motiv deri më tani, ndërsa nuk ka pasur as të ndaluar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ngjarja ndodhi pasdite, rreth orës katër, në një park të madh lojërash në Los Angelos.

Ngjarje të këtilla tragjike kanë tronditur opinionin publik amerikan kohët e fundit. Ka pasur kriminelë të ndryshëm që kanë shtënë me breshëri ndaj qytetarëve të pambrojtur.

Këto raste kanë kthyer debatet e forta në Amerikë për armëmbajtjen dhe forcimin e rregullave që qytetarët të mbajnë armë lirshëm në shtëpi.