Ngacmoi seksualisht një grua në plazhin nudist, 46 vjeçari vritet me pushkë nga pushuesi

Një burrë që dyshohet se ka kryer ngacmuar seksualisht një grua në një plazh nudist në Francë është qëlluar për vdekje nga një pushues i pranishëm aty.

Ekzibicionisti 46-vjeçar u qëllua për vdekje në plazhin 'La Mama' në Grand parc Miribel-Jonage në periferi të Lionit rreth orës 10:30 të mëngjesit me orën lokale të së shtunës në mëngjes.

Sulmuesi, një nudist 76-vjeçar, raportohet se u konfliktua me burrin që i kishte ofenduar plazhistët dhe më pas filloi të kënaqej teksa shikonte një grua tjetër, sipas policisë franceze.

Pasi dy burrat u grindën dhe 46-vjeçari refuzoi ta çonte diskutimin diku tjetër, i moshuari që lahej kishte nxjerrë një pushkë gjuetie dhe qëlloi 'të paktën tre të shtëna', njëra prej të cilave goditi objektivin e tij në gjoks.

France3 më vonë raportoi se vrasësi ishte një gjuetar me licencë për armë zjarri, megjithëse ishte e paqartë pse ai e kishte marrë armën në plazh.

Policia që mbërriti në vendngjarje menjëherë pas të shtënave tha se 70 vjeçari u dorëzua pa rezistencë dhe nuk e mohoi të shtënat.

Ndërkohë viktima është konstatuar i vdekur në vendngjarje nga shërbimet emergjente.

Plazhi u mbyll menjëherë nga policia pas mbërritjes dhe një ekip mjeko-ligjor u nis për të ekzaminuar vendin e ngjarjes ndërsa oficerët filluan të flasin me dëshmitarët.