Vajza 5 vjeçare vdes në spital pasi u pickua nga gjarpri

Një vajzë pesë vjeçare ka vdekur pasi është kafshuar nga një gjarpër teksa luante kukafshehti.

Fëmija ishte duke luajtur në shtëpinë e babait të saj në Bihar, Indi, kur u sulmua nga zvarraniku i rrezikshëm.

Vajza e vogël u dërgua me urgjencë në spitalin North Dinajpur Raiganj.

Mjekët nuk ishin në gjendje ta trajtonin atë dhe ajo vdiq më vonë në spital.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dyzet gjarpërinj u zbuluan në pronë pas incidentit, thonë burimet lokale.

Gjarpërinjtë u mblodhën në thasë dhe kontejnerë për t'u hequr, me një audiencë të madhe që mblidhej për të parë.

Ata u lëshuan në një pyll aty pranë, sipas raporteve lokale.