Pamje të tmerrshme/ Tentuan ta vjedhin, 17 vjeçari tunizian rrihet keq në qendër të Milanos (VIDEO)
Nga Ora News Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 08:47
Një sulm brutal ndodhi para Stacionit Qendror të Milanos në orën 20:00 të së premtes, kur sheshi ishte ende plot me njerëz.
Një i ri nga Afrika e Veriut është goditur me shkelma në fytyrë nga një tjetër njeri me ngjyrë. Pamjet e tmerrshme janë regjistruar nga një person i pranishëm, i cili më pas ka shpërndarë videon në rrjetet sociale. Video padyshim u bë virale.
Bëhet me dije se 17 vjecari tunizian u tentua të grabitej përpara se të sulmohej nga agresori, raporton Tg Com24.
Në fund, i plagosuri u shpëtua fillimisht nga kalimtarët dhe më pas nga 118. Fatmirësisht ai pësoi vetëm disa oplagë të lehta pa rrezik për jetën. Ndërkohë policia po heton për ngjarjen.