Ceremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa Osmani dhe dy ish-presidentët Sejdiu e Jahjaga

Kosova u përfaqësua në ceremoninë e marrjes së detyrës së presidentit nga Bajram Bagaj me kryetaren e shtetit Vjosa Osmani dhe dy ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga.

"Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike," shkruan Osmani në një postim në facebook.

Veç Kosovës, në ceremoni kishte përfaqësues edhe nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Begaj bëhet presidenti i tetë i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit.

Ai e mori detyrën nga Ilir Meta, presidenca e të cilit u karakterizua me përplasje me Qeverinë e Edi Ramës dhe beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Pozita e Presidentit në Shqipëri është kryesisht ceremoniale, por presidenti ka përgjegjësi të shtuara në drejtimin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Ceremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa Osmani

Ceremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa OsmaniCeremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa OsmaniCeremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa OsmaniCeremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa OsmaniCeremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa OsmaniCeremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa Osmani

Ceremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa OsmaniCeremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa OsmaniCeremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa Osmani

Ceremonia për Presidentin, Kosova u përfaqësua me Vjosa Osmani