Njëri në ardhje, tjetri në ikje, Meta e pret me përqafim presidentin e ri, Begaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 19:32
Njëri në ardhje, tjetri në ikje.
Presidenti i ri i vendit Bejram Begaj është pritur në presidencës nga ish-presidenti, Ilir Meta, i cili tashmë do t’i duhet të lërë zyrën.
Meta dhe Begaj kanë qëndruar disa minuta brenda presidencës, ndërsa pritet që ai t’i dorëzojë detyrën presidentit të ri.
Bajram Begaj u zgjodh më 4 qershor në kuvendin e Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.


