Bie qeveria e Supermario 9/ Goditje për Italinë e Europën, konfirmohet dorëheqja e Draghit

Qeveria italiane e Mario Draghi ra ditën e sotme e Italia pritet të shkojë në zgjdhje të parakohshme.

Ky është rezultati i një dite që sapo ka nisur, por me konkluzione mjaft të shpejta mbi fatet e qeverisë së "Super Marios".

"Edhe bankierët kanë një zemër," tha ai përballë duartrokitjeve të deputetëve që prisnin sot të dëgjonin fjalën e tij.

Por nuk pati asnjë fjalim e asnjë analizë mbi atë c'ka ndodhi një ditë më parë në Dhomën e Senatit me votën e shumicës pro votëbesimit të ekzekutivit të tij e mbi mospjesëmarrjen e tre forcave të rëndësishme të koaliconit të tij qeverisë: Lëvizja 5 Yje, Forza Italia e Lega.

"E mbi dritën që hodhi kjo votë, kërkoj u shpreh Draghi, të pezullohet kjo seancë pasi do të shkoj tek Presidenti i Rpeublikës për të komunikuar vendimet e mia."

Në të vërtetë përdori një fjalë të pazakontë për t'u shprehur KM i dorëhequr italian, "për të komunikuar këmbëngulojet e mia". E këmbëngulja e tij ishte pikërisht rikofirmimi i dorëheqjes së kërkuar më 14 korrik.

As 30 minuta nuk zgjati takimi i tij me Presidentin e Republikës e përmes Sekretarit të Përgjithshëm Ugo Zampetti vjen komunikimi se "Draghi konfirmon vendimin e tij për t'u dorëhequr e se Sergio Mattarella merr akt nga ky vendim. Qeveria italiane do të qëndrojë në fuqi deri në mbylljen e punëve të fundit". Pra deri në zgjedhjet e parakohshme.

Më pas Kryeministri i dorëhequr ka vazhduar ditën në takimet me dy kryetarët e dy dhomave të parlametit; Roberto Fico e Maria Elisabetha Casellati, takime të detyrueshme për të komunikuar vendimin e tij.

Çfarë pritet të ndodhë?

Praktika kushtuese parashikon që brenda pak ditësh, ndoshta brenda kësaj jave, Presidenti i Republikës të shkrij dy dhomat e parlamentit e të vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme.

Parashikimi më i mundshëm pritet të përcaktohet mes datave 5 shtator e 2 tetor, por politika italiane është e paparashikueshme e gjatë këtyre minutave deklarata nga lider të forcave politike propozojnë dhe muajt e verës apo një datë sa më të shpejtë për zgjdhjet e parakohshme.

Ndërkohë bursa e Milanos është hapur sot përsëri në humbje e titujt shtetëror italianë janë akoma më zhvlerësues.

Rrëzimi i qeverisë Draghi po ndiqet me shqetësim dhe nga diplomacitë europiane e botërore.